MENU
klinika

"Piva tekila para se ta takoja"

Camila rrëfen për takimin e parë me Shawn

11.09.2021 - 07:58

A i keni ndjerë dhe ju këto emocione? Camila tregon se nuk arrinte dot t’i qetësonte rrahjet e zemrës nga Shawn dhe zgjidhja ishte tekila dhe muzika.

“Isha aq nervoze sa përpara se të dilja me të, ktheva dy shots-a me tekila dhe këndova ‘Defying Gravity’ në dush pa pushim”, thotë ajo në Carpool Karaoke.

Camila Cabello dhe Mendes njiheshin që prej 2014-ës, por ata u përfolën për një lidhje vetëm në korrik të vitit 2019. Në shtator të po atij viti, dyshja konfirmoi lidhjen.
Fansat e të dy këngëtarëve gjithmonë i kanë parë bashkë dhe vinin re një kimi që nuk mund të ekzistojë vetëm midis atyre që janë “thjesht shokë”.

“Mendoja: ‘A do ta puth kur ta shoh’? Ne kemi qenë miq prej vitesh, por sigurisht nuk ishim së bashku”,- tregoi ajo për emocionet e para me kanadezin

Bashkëpunimi i tyre “Senorita” mbetet kënga me e suksesshme e të dy artistëve. Kjo këngë konsiderohet dhe “kurorëzimi” i lidhjes së tyre.

Çifti gjithmonë e shfaq veten më të dashuruar se kurrë në rrjetet sociale dhe e mbështesin shumë karrierën e njëri-tjetrit. Projekti i fundit i Camila është filmi “Cinderella”, i cili ka pas sukses në Amazon Prime. Shawn sigurisht nuk mund të rrinte pa komentuar pasi pa premierën.

“Urime dashuria ime, jam shumë krenar për ty. Unë kurrë nuk kam parë askënd të punojë aq shumë sa ty, dhe të jetë vërtet profesioniste, e sjellshëm dhe origjinale. Te admiroj shumë. Një film kaq i bukur me një mesazh të bukur ‘te amo mi vida’ “,- ka shkruar Shawn në Instagram.

Po juve a ju pëlqen çifti?