MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është kefiri?

10.09.2021 - 15:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është kefiri?

Mjeku:Kefiri njihet për përfitimet e shumta shëndetësore, të cilat përfshijnë uljen e kolesterolit, efektin antioksidues dhe gjithashtu vetitë antimikrobike. Megjithatë shkencëtarët nuk ishin ende të sigurt saktësisht se si kefiri frenon rritjen e baktereve që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Studiuesit në Universitetin Ben-Gurion të Negev, Izrael, zbuluan se një lloj enzime në kefir, i quajtur Kluyveromyces marxianus sekreton një molekulë që prish komunikimin midis baktereve. Kjo molekulë quhet acetat triptofoli dhe kjo është hera e parë që studiuesit zbulojnë një enzimë që e prodhon atë. Në kulturat laboratorike, studiuesit zbuluan se acetati i triptofolit kishte një efekt frenues në rrugët e komunikimint midis disa baktereve që shkaktojnë sëmundje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim