MENU
klinika

Hetime në disa pista

Çfarë po kërkon prokuroria mbi vrasjen e dy politikanëve?

09.09.2021 - 13:37

Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e dyfishtë mbrëmejn e djeshme të dy politikanëve të PDK-së në qytet.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi bën me dije se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat janë dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Nikçi tha se derisa të vazhdojnë hetimet janë të rezervuar në dhënien e informatave pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

“Të mërkurën mbrëma si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të krimeve të rënda. Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, ka deklaruar Nikçi.

Nikçi ka treguar janë sekuestruar dy armë, derisa ka thënë se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“….Në disa pista janë duke u zhvilluar hetimet dhe pasi hetimet të përfundojnë do të dalim me njoftim zyrtar. Derisa të vazhdojnë hetimet duhet të jemi të rezervuar pasi është rast i ndjeshëm dhe mund të dëmtohen hetimet”, tha Nikçi..

Mbrëmë kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet gjendja e të plagosurit? Mesazhet e fundit në rrjetet sociale

Vrasja në Kosovë/ Dy zyrtarët e PDK-së u përplasën me armë zjarri