MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë shkakton dhimbje gjatë frymëmarrjes?

22.09.2021 - 07:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë shkakton dhimbje gjatë frymëmarrjes?

Mjeku:Dhimbja gjatë frymëmarrjes përshkruhet në pjesën më të madhe të rasteve si një :dhimbje ndërkostale”, pra, ndjesia e shpimit mes dy brinjëve, apo si një dhimbje e lokalizuar në kraharor dhe shoqëruar ndonjëherë me simptoma të tjera si dispnea (ndjesia e frymëmarrjes së vështirë), marramendje, të vjella, djersitje, ethe dhe kollë.

Në këto raste dhimbja e referuar gjatë frymëmarrjes nuk është e izoluar, por vendoset në një kontekst më të gjerë që është “dhimbja në gjoks”, dhe mund të jetë tregues i një sërë patologjive të ndryshme për të cilat kërkohet një trajtim më i thellë.

Nëse ndodh të keni dhimbje gjatë frymëmarrjes nuk duhet të alarmoheni, por të ruani qetësinë, ti kushtoni vëmendje llojit të dhimbjes dhe të ndiqni se si vijon më pas.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të rasteve dhimbja gjatë frymëmarrjes perceptohet si një ndjenjë pickimi që shfaqet papritur.
Kjo lloj dhimbje quhet si ndërkostale dhe varet nga:

Nevralgjitë ndërkostale (gjendje e butë e rrallë që ndodh për shkak të keqfunksionimit të nervave ndërkostal)

Inflamacion i kërceve

Infeksione te herpes zoster

Tërheqje e muskujve ndërkostal (më e shpeshtë tek atletët)

Trauma të brinjëve

Ngërçe të mëskukjve ndërkostal

Efekte pas një ndërhyrje kirurgjikale kardiake apo në gjoks

Në disa raste dhimbja gjatë frymëmarrjes shfaqet në periudhë ankthi apo stresi dhe në momente të paparashikuara si ulur në tavolinë, gjatë pushimit apo duke parë tv. Në këtë rast ndodh për shkak të tensioneve muskulare të trupit që shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe jeta vegjetative.

Në disa raste dhimbja gjatë frymëmarrjes mund të jetë sekondare për shkak të:
Refluksit gastro-ezofag

Polmoniti apo bronshiti

Sëmundje të tjera që mund të shfaqin dhimbje gjatë

frymëmarrjes, janë të lidhura me ndryshime strukturore kockore si skolioza dhe hernie diskale.

Dhe e fundit, duhet të kujtojmë gjendjet më të rënda të lidhura me organte në brendësi të kraharorit, zemra, perikarditi, ezofagu, aorta etj, të cilat janë në gjendje të shkaktojnë dhimbje gjatë frymëmarrjes, mes të cilave:

Perikarditi

infarkti kardiak

diseksioni i aortës

Embolia polmonare

Në këtë rast dhimbja do të jetë e papritur dhe e vazhdueshme dhe duhet patjetër të shkoni në urgjencë sa më shpejtë të jetë e mundur.

ÇFARË DUHET TË BËNI NË RAST DHIMBJESH?

Nëse dhimbja gjatë frymëmarrjes është shfaqur kohët e fundit dhe nuk shoqërohet me simptoma të tjera ka tendencë të shuhet në mënyrë spontane pas disa orësh dhe ndodh për shkak të gjendjes së ankthit apo stresit.

Në këtë rast duhet të:

uleni dhe të qetësoheni

vendosni një dorë në bark apo kërthizë

merrni frymë nga hunda, pa u nxituar për të paktën dy sekonda

nxirreni frymën ngadalë, për të paktën katër sekonda

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim