MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të ha që të ul rrezikun e kancerit?

20.09.2021 - 10:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë të ha që të ul rrezikun e kancerit?

Mjeku: Mund të keni lexuar që “Konsumimi i agrumeve (ose domateve, brokolit…etj), mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit.  Edhe pse e gjitha kjo tingëllon bukur, ju jeni mjaftueshëm të zgjuar për të ditur që asnjë ushqim nuk mund të bëjë magji i vetëm.

Por, si mund të ulni rrezikun e kancerit nëpërmjet ushqimit? Këtu kanë rëndësi jo vetëm ushqimet që konsumoni, por edhe kombinimet mes tyre, proporcionet dhe metodat e gatimit, të cilat ulin rrezikun e kancerit.

Ja çfarë rekomandojnë ekspertët:

Mëngjes

Mëngjesi që lufton kancerin: Vezë të fërguara me perime (domate, karota ose speca) dhe jeshillëqe (spinaq ose brokoli), së bashku me fruta (grejpfrut, pjepër ose boronica).

Produkte me bazë bimore – Bollgur me fruta të freskëta të sezonit (pjeshka ose boronica të kuqe) dhe fruta të thata (bajame ose arra).

Këshilla: Rrisni absorbimin e përbërësve përfituese karotenoid të gjendur tek perimet e kuqe ose portokall dhe jeshillëqet duke i përzier me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Drekë

Dreka që lufton kancerin: Peshk, lakër, qepë dje fruta (portokall, shalqi ose boronica).

Produkte bimore: gjalpë kikiriku me lakër,  kikirë të copëtuar ose fara luledielli, selino dhe qepë jeshile, si dhe fruta.

Këshilla: Rrisni varietetin e përbërësve fitokimikë duke përdorur lakër të kuqe, një burim i mirë i antioksiduesve antocianinë të gjendur tek perimet  e familjes së lakrës.

Darka

Darka që lufton kancerin: Supë me thjerrëza, qepë, selino, karota, domate, jeshillëqe, piper të zi dhe r[za të ndryshme, si dhe fruta.

Mesvakte

Ja disa kombinime të ushqimeve të shpejta që mund t’i konsumoni në mesvakte:

  • Bajame + kumbulla të thata
  • Kos + boronica (manaferra, luleshtrydhe)
  • Feta të kastravecit + salmon
  • Dardhë + fruta të thata ose fara liri
  • Sallatë me jeshillëqe, bathë, dhe pak yndyrë të mirë nga avokado, frutat e thata ose vaj ulliri

Lëngje

Studime të ndryshme kanë zbuluar se lloje të ndryshme çaji si dhe kafja ofrojnë mbrojtje kundër kancerit falë niveleve të larta të kancerit. Megjithatë duhet të mos u shtoni shumë sheqer ose kremra me yndyrë, pasi rrisin rrezikun e kanceri nëse e teproni me to.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.