MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët faktorë ndikojnë në gjatësinë e një fëmije?

15.09.2021 - 11:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët faktorë ndikojnë në gjatësinë e një fëmije?

Mjeku: Faktori kryesor që ndikon në gjatësinë e një personi është natyrisht “background”-i gjenetik. Por, ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në gjatësinë e nje fëmije gjatë rritjes dhe zhvillimit, përfshirë ushqimin, hormonet, nivelin e aktivitetit fizik dhe probleme mjekësore.

Shkencëtarët besojnë se përbërja gjenetike, ose ADN -ja, është përgjegjëse për rreth 80% të gjatësisë së një personi. Kjo do të thotë, për shembull, që njerëzit e gjatë kanë tendencë të kenë fëmijë të cilët gjithashtu do të jenë të gjatë.

Rritja përfundon deri nga mosha 18 vjeç. Para kësaj, një sërë faktorësh mjedisorë mund të ndikojnë në këtë proçes.

Në këtë artikull flitet për faktorët që ndikojnë në gjatësinë e një personi, disa mënyra se si mund të nxitet gjatësia gjatë zhvillimit dhe nëse të rriturit mund të ndikojnë ose jo në gjatësinë e tyre.

Njerëzit nuk mund të kontrollojnë shumicën e faktorëve që ndikojnë në gjatësinë e tyre. Kjo ndodh sepse këta faktorë përcaktohen nga ADN -ja, të cilën nuk mund ta ndryshojmë dot.

Sidoqoftë, disa faktorë mund të nxisin ose të frenojnë rritjen gjatë fëmijërisë dhe pubertetit. Fëmijët dhe adoleshentët në rritje mund të ndërmarrin disa hapa për të arritur gjatësinë maksimale të tyre në të rritur.

Gjatësia përcaktohet kryesisht nga ADN-ja . Sidoqoftë, faktorët mjedisorë si ushqimi dhe stërvitja mund të ndikojnë në rritjen gjatë zhvillimit.

Ndërsa fëmijët rriten, ata kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm dhe shumë ushtrime për të ndihmuar trupat e tyre të prodhojnë hormonet e nevojshme për t’u rritur. Adoleshentët përjetojnë rritje të shpejtë gjatë pubertetit. Pas kësaj, kockat e tyre do të ndalojnë së rrituri dhe ata nuk do të mund të zgjaten më.

Ushqimi i mirë gjatë shtatzënisë është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e ardhshëm të kockave dhe rritjen e foshnjës.

Shënim : (Pllaka e rritjes është një zonë në fund të kockave të gjata që përmban qeliza të quajtura qeliza kartilago të cilat ndahen dhe maturohen për t’u bërë kockë. Kocka rritet në gjatësi dhe gjerësi në këto zona derisa pllakat e rritjes të forcohen, ose mbyllen).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.