MENU
klinika

Braziliani i Barcelonës

Coutinho, i destinuar të largohet në janar

27.09.2021 - 12:28

Philippe Coutinho është ndër lojtarët më pak të aktivizuar të trajnerit Koeman në Barcelonë, gjithashtu edhe për shkak të dëmtimeve të shumta. Por edhe tani që është rikthyer, ka shumë hapësirë për të.

Sipas prestigjiozes “Marca”, në janar braziliani do të largohet nga Spanja, me klubin blaugrana gati për t’i paguar një pjesë të madhe të pagës së tij për të tërhequr skuadrat e interesuara.

Në verë iu propozua Milanit dhe Juventusit. Por asnjë nga skuadrat italiane nuk donin të prishnin ekuilibrat në vijën e parë, me Coutinhon që ka humbur shkëlqimin kur Barcelona pagoi 120 milionë euro për ta marrë nga Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN