MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çrregullimi bipolar – Cilat janë shenjat madhore?

27.09.2021 - 12:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çrregullimi bipolar – Cilat janë shenjat madhore?

Mjeku: Çrregullimi bipolar është një gjëndje e shëndetit mendor që karakterizohet nga periudha të manisë dhe depresionit. Mania karakterizohet nga ndjenja të euforisë, irritueshmërisë, ose energjisë ndërkohë që simptomat e depresionit përfshijnë trishtimin, vetëvlerësimin e ulët dhe ndjenja pavlefshmërie.

Psikiatrit thonë se çrregullimi bipolar është një sëmundje kronike dhe munduese, ajo mund të menaxhohet me suksese me ndihmën e barnave dhe mbështetjes psikologjike. Më poshtë do të gjeni se si mund të dalloni një të afërmin tuaj nëse ka çrregullim bipolar dhe se si mund ta trajtoni atë.

Çrregullimit bipolar ka tre forma:

Bipolar I: Njerëzit me çrregullim bipolar I ose ÇBI përjetojnë një trajtë të episodeve depresive dhe episodeve maniakale. Episodet e tyre maniakale zgjasin për të paktën 7 ditë dhe janë më të rënda se format e tjera. Ato madje mund të kërkojnë edhe shtrim në spital.

Bipolar II: Ata me çrregullim bipolar II ose ÇBII gjithashtu përjetojnë disa trajta të manisë ose depresionit, por episode e tyre maniakale janë më pak të rënda se sa ata me Bipolar I.

Çrregullimi ciklotimik: është një çrregullim humori, në të cilin luhatjet e humorit nuk janë aq të rënda sa ato që vihen re te njerëzit me çrregullim bipolar.

Mosha mesatare e fillimit të çrregullimit bipolar është 25 vjeç dhe është pothuajse e njëjtë në të dyja gjinitë. Ndërkohë që simptomat mund të jenë të larmishme, më poshtë gjeni disa nga simptomat më të zakonshme:

– Mund të përjetoni simptoma depressive, të ndërthurura me periudha plot ngazëllim dhe energji.

– Si episodet manjakale edhe ato depresive mund të zgjasin nga disa orë deri në disa javë. Për më tepër, njerëzit me çrregullim bipolar mund të përjetojnë përvoja me pak ose aspak simptoma midis këtyre episodeve të humorit.

Kujdes! Simptomat manjakale nuk janë gjithmonë aq të qarta për t’u dalluar ose aq të rënda, ndaj njerëzit shpesh keqdiagnostikohen për vite të tëra para se të marrin një vlerësim dhe trajtim të duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.