MENU
klinika

E nominuar për çmimin e rëndësishëm

Dafina Zeqiri pjesë e ceremonisë solemne të qeverisë suedeze

24.09.2021 - 15:12

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë prezente në “sallonin e kaltër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë ku është mbajtur ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve të muzikës për artistët e suksesshëm që promovojnë Suedinë jashtë vendit. Dafina ishte nominuar në kategorinë “Eksporti muzikor i vitit”, pasi ka nënshtetësi suedeze dhe zhvillon një karrierë shumë të suksesshme muzikore jashtë kufijve të saj, konkretisht në tregun shqiptar.

Ky çmim shkoi në duart e Oscar Holte, autor këngësh i emrave të njohur ndërkombëtarë si: Christina Aguilera, Katy Perry, Justin Timberlake dhe The Weeknd.

Dafina mori pjesë në këtë ngjarje e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi DJ Geek. Ajo u shfaq mjaft elegante e veshur me një fustan të zi elegant.

 

Dafina është lindur dhe rritur në Suedi, por karrierën e saj e ka zhvilluar në Kosovë, që nga viti 2008.

/News31