MENU
klinika

Ringritja e ekipit

Dëshira e Laportës, të kthejë Guardiolën te Barça

23.09.2021 - 17:21

Ka deklaruar se në vitin 2024 nuk do të drejtojë më klube. Por në botën e futbollit gjithçka mund të ndodhë. Pep Guardiola te Barcelona?

Kjo është ëndrra e çdo tifozi katalanas që ka parë një herë se si ish-mesfushori ndërtoi një nga ekipet më spektakolare të futbollit të dekadave të fundit në eksperiencën e tij të parë në pankinë në “Camp Nou”.

Me sa duket, Joan Laporta po përpiqet që këtë ëndërr ta bëjë realitet. Kriza në klub është e dukshme dhe për të ngjallur disi atmosferën pas kaosit financiar, mungesës së rezultateve dhe largimit të Mesit, duhet një goditje e madhe.

Laporta mendon se kthimi i Guardiolës është pikërisht “ilaçi” i duhur për të kthyer përsëri entuziazmin në Katalonjë dhe sipas “El Nacional” ka kontaktuar teknikun. Nëse Guardiola nuk do të dëshironte të bëhej trajner, atëherë ai do të kishte mundësinë të zgjidhte një detyrë në stafin e katalanasve, si këshilltar i presidentit apo drejtor sportiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN