MENU
klinika

Ja sa kushton bileta!

Dëshironi të udhëtoni në hapësirë?

19.09.2021 - 12:08

Është trendi më i ri. Disa miliarderë si Jeff Bezos apo Elon Musk kanë luksin për të udhëtuar në hapësirë, ndërsa për shumë qytetarë të apasionuar thjesht mund të ulen dhe të shohin përmes ekraneve të televizorit apo smartfonëve.

Por edhe për këta ka një zgjidhje alternative, jo një udhëtim në hapësirë por një stimulim i eksperiencës hapësinore.

Për shumë persona, është një shumë marramendëse, por me 7500 dollarë mund të shijosh atë çfarë do të thotë të notosh në hapësirë.

Njerëzit mund të përjetojnë ndjenjën e një astronauti brenda një ambienti me zero gravitet. Përvoja e Zero Gravitetit lejon që aventurierët të rrokullisen, të notojnë dhe të varen me kokë poshtë në kabinën e zbrazët të një Boeing 727, sipas shefit ekzekutiv të Korporatës Zero G, në SHBA, Matt Gohd.

Kur aeroplani me emrin “G-Force One” arrin një lartësi mbidetare prej 7,300 metra, pilotët fillojnë të ngjiten, dhe më pas e shtyjnë aeroplanin në maj të një harku parabolik.

Në atë moment, udhëtarët mbesin në rënie të lirë – dhe ndihen pa peshë për 20 deri 30 sekonda derisa aeroplani të zbresë përsëri në rreth 7,000 metra. Pilotët e përsërisin manovrën rreth 15 herë gjatë fluturimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të rrethojnë Tokën me Isaacman për tre ditë

‘Astronautët amatorë’ dhe miliarderi nisen drejt hapësirës