MENU
klinika

Blindohet kufiri me Serbinë

Dhjetëra forca të Njësive Speciale mbërrijnë në Jarinjë

20.09.2021 - 09:42

Njësia Speciale dërgohet në Jarinje për t’ua vendosur veturave nga Serbia “tabelat provuese”. Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuara në pikën Kufitare Kosovë – Serbi, konkretisht në Jarinje

Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në vendin ku më parë ka qenë pika kufitare. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është parë duke shkuar drejt pikave kufitare në Veri. Kjo pasi është paralajmëruar se nga sot mund të nisë vendosja e “tabelave provuese” për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Ndryshe, me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS./GazetaExpress