MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Diferenca ndërmjet gripit dhe të ftohtit. Si të lehtësojmë simptomat?

09.09.2021 - 10:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Diferenca ndërmjet gripit dhe të ftohtit. Si të lehtësojmë simptomat?

Mjeku: Të dy patologjitë janë të shkaktuara nga viruset. Të dy janë infeksione respiratorë. Mënyra më e thjeshtë për të bërë diferencën është të vini re simptomat.

Nëse jeni ftohur, simptomat më të mundshme janë si më poshtë:

Hundë të bllokuara
Dhimbje fyti
Teshtima
Kollë
Dhimbje koke dhe trupi
Lodhje e lehtë

Simptomat e gripit mund të jenë:

Kollë e thatë dhe e mundimshme
Temperaturë e lartë, edhe pse jo çdo kush mund të ketë temperaturë
Dhimbje fyti
Ethe
Dhimbje muskujsh dhe trupi
Dhimbje koke
Hundë të bllokuara dhe sekrecione
Lodhje që mund të zgjas deri në 2 javë
Nauze dhe të vjella, diarre (kryesisht te fëmijët)

Të ftohtët në përgjithësi kalon shpejt dhe janë me simptoma më të lehta se gripi. Mund të zgjas nga 7 deri në 10 ditë, edhe pse simptomat mund të vazhdojnë deri në 2 javë.

Simptomat e gripit nisin shpejt dhe mund të jenë shumë të rënda. Ato zgjasin kryesisht nga 1 deri në 2 javë.

Duke njohur simptomat mund të jenë në gjendje të kuptoni nëse keni grip ose jo dhe nëse dyshoni për grip duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Meqenëse i ftohti është një infeksion viral, antibiotikët nuk janë efektiv në trajtimin e tij.

Megjithatë, ka mjekimi pa recetë, si antihistaminikë, dekongjesant, paracetamol dhe antiiflamatorë josteroidal të cilët mund të lehtësojnë simptomat. Disa prej tyre mund t`i gjeni edhe të kombinuar në një formulim të vetëm, sic është Gripoflexi, i cili përmban edhe sasinë e nevojshme të vitaminës C.

Disa persona preferojnë edhe përdorimin e produkteve natyrale si zinku, vitamina C ose echinacea për parandalimin e simptomave edhe pse evidencat për të mbështetur përdorimin e tyre janë të limituara.

Në një studim të vitit 2015, është parë se përdorimi i dozës së larë të zinkut (80mg) mund të shkurtoj simptomat nëse merret në 24 orët e para të shfaqjes së simptomave.

Në një tjetër studim të vitit 2013 është treguar se vitamina C mund të shkurtoj kohëzgjatjen e simptomave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.