MENU
klinika

Lë pas emra të njohur

Djali i sukseseve, Justin Bieber, theu një tjetër rekord

09.09.2021 - 11:35

Suksesi mesa duket e ndjek hap pas hapi, këngëtarin kanadez me famë botërore, Justin Bieber.

PopStar-i 27 vjeçar, është bërë artisti më i dëgjuari i të gjitha kohërave në platformën Spotify, me më shumë se 83 milion dëgjues mujorë duke lënë pas The Weeknd, Ed Sheeran dhe Ariana Grande.

Albumi i tij i fundit “Justice” pati një sukses të jashtëzakonshëm, sidomos me këngën HIT “Peaches”, në bashkëpunim me këngëtarët e zhanrit R&B, Daniel Cesar dhe Giveon, e cila është nominuar në 3 kategori: Kënga me e mirë Pop, Bashkëpunimi më i mirë dhe Editimi më i mirë, për çmimet e famshme MTV.

Nuk mund të mos shtojmë dhe suksesin e këngës “Stay” në bashkëpunim me këngëtarin e ri australian The KID Laroi ,e cila ka 8 javë në vend të parë në klasifikimin e Global Spotify dhe arrin të marrë 9.215 milion streams në ditë.

Artisti nuk po ndal as koncertet. Bieber ka marrë pjesë para disa javësh në koncertin fetar “Freedom” në Los Angeles, ku përveçëse këndoi hitet e tij , predikoi dhe dashurinë për Zotin. Gjithashtu mbajti një koncert madhështor me super pjesëmarrje para 3 ditësh në Phillipines, në të cilin nuk këndoi vetëm hitet e tij të fundit, por risolli hitet klasik si “Baby” dhe “Boyfriend”

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?