Si sot para 6 vitesh, Vesa Luma dhe Big Basta kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dyshja bën një super organizim në Kalanë e Lëkurësit dhe dasma e tyre u cilësua si një nga më të bukurat të vitit 2015-të.
Me rastin e 6-vjetorit, Vesa luma ka kujtuar këtë ditë të shënuar në ditën e çiftit duke publikuar një foto nga dasma. Gjithashtu ajo ka lënë të nënkuptohet se së shpejti mund të kemi ndonjë ceremoni tjetër nga dyshja, sepse ata kanë menduar që të rinovojnë betimet e tyre.
“Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 6 vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të rinovojmë betimet tona të dashurisë”, shkruan Vesa në një postim.
Vesa Luma ndodhet aktualisht në Shqipëri. Ajo mbërriti pak muaj më parë në vendin e saj së bashku me të birin, Lian. Ajo ka ahsfrytëzuar këtë kohë për të takuar familjarët dhe miqtë e saj më të mirë, të cilëve u kishte ndjerë mungesën.
Ndërkohë gjatë një komunikimi me ndjekësit para disa ditësh, ajo zbuloi se ka rezervuar dhe një surprizë për fansat e saj.
Vesa zbuloi se do të mbajë një koncert live në Shqipëri, pak para Vitit të Ri. Sa ju përket këngëve të reja, ajo tregoi:
“Çdo këngë që e kam realizuar deri tash e kam pas për qëllim me i rezistu kohës. Kam shumë këngë që i kam realizuar këtë vit e që i kam hedhur në kosh të plehrave-thjesht s’kanë qenë të duhurat. Tash që jam në tokën time besoj edhe frymëzimi është më pozitiv”.