MENU
klinika

Dier/ Në hetim 2 persona

Dogjën barëra në tokën e tyre, flaka doli jashtë kontrollit

09.09.2021 - 12:35

Në vijmë të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia policia e Fierit, po hetohen në gjendje të lirë Xh. B., banues në Levan, Fier dhe Ll. S., banues në Stan Karbunarë, Lushnjë, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre në Levan dhe Stan Karbunarë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit Xh. B. dhe A. B.

Në pranga janë vënë edhe 46-vjeçari L.T dhe 44-vjeçari A.T, të cilët janë konfliktuar dhe kanë goditur njeri-tjetrin. Gjatë zënkës mes tyre, L.T ka qëlluar m grushte edhe xhaxhain e tij.

Një sasi e vogël kanabis është sekuestruar nga polica e Fierit, pasi iu gjet K.H 26 vjeç dhe O.B 198 vjeç, gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Jugu në Veri janë 6 vatra aktive në vend

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve

"Të qëllimshme dhe akte kriminale"

Reagon Ministria e Mbrojtjes për zjarret