MENU
klinika

"Diçka e çmendur po vjen"

Don Xhoni konfirmon projektin me Loredanën

18.09.2021 - 12:40

Padyshim, Loredana dhe Don Xhoni janë artistët më në zë të momentit, të suksesshëm në çdo projekt dhe të kërkuar kudo nëpër koncerte.

Ata janë dy nga emrat më të lakuar në median rozë dhe çdo lëvizje e tyre merr gjithë vëmendjen e duhur.

Megjithëse më herët s’kishin asnjë lidhje së bashku, fansat nisën të dyshojnë se ata të dy diçka po ziejnë, kur Lori nisi të postonte video me këngët e Don Xhonit.

Po ashtu, ky i fundit ishte mysafir në koncertin e Loredanës në Prishtinë disa ditë më parë, si dhe u bë pjesë e koncertit duke kënduar së bashku këngën e njohur “Nëse Don”.

Më tej, reperja i dhuroi atij edhe disa bluza të sajat, ndërsa fansat janë të bindur se kjo do të thotë bashkëpunim!

Dhe ashtu është me të vërtetë pasi reperi e ka bërë të ditur diçka të tillë vetëm para pak momentesh.

Me anë të një videoje në Instastory reperi ka konfirmuar se bashkëpunimi po vjen. Ai ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij dhe ka shkruar:

“Diçka e çmendur po vjen”!

Pa diskutim, një projekt i përbashkët prej tyre do të ishte qershia mbi tortë që duhej!