MENU
klinika

“S’ka si ushqimet e nënës”

Dua Lipa ‘vdes’ për këtë gatim tradicional shqiptar

11.09.2021 - 08:07

Ajo është një nga artistet më të njohura të momentin dhe gjithashtu një nga shqiptaret që na ka bërë krenarë me arritjet e saj.

 

Dua Lipa po korr sukses në tregun ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj, nuk e ka harruar origjinën, që e tregon shpesh.

 

Së fundmi, ylli u muzikës, në një postim në InstaStory, ka treguar se është një fanse e ushqimeve të nënës së saj, Anesa Lipa, që janë ushqime tradicionale shqiptare. “Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka shkruar Dua, në fotografinë ku shihet byreku me spinaq.

Dua kaloi mbi dy javë në vendin tonë këtë verë. E shoqëuar nga familja dhe partneri, Anwar Hadid, ajo vizitoi disa qytete të Shqëipërisë, e më pas pushoi disa ditë në jug.