MENU
klinika

Filmi fitues

”Dy luanët…” në OSCARS

26.09.2021 - 17:28

        Dy Luanë Drejt Venecies – me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji, është kandidatura e Shqipërisë në çmimet OSCARS

Komisionit përzgjedhës për selektimin e filmit pjesëmarrës në “International Feature Film Award” edicioni i 94-ët ishte i përbërë Eduart Makri, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe anëtarë regjisorin Ylli Pepo, skenaristin Bashkim Hoxha, regjisorin Ilir Keko dhe regjisorin Fatmir Koçi.

Në garë ishin dy filmat: “Dy Luanë drejt Venecias” – me regji nga Jonid Jorgji dhe ai me titull “Freestyle to Montenegro” – nga Ardit Sadiku.

Në komision ishte dhe aktori Kastriot Çaushi, por Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se, pasi ai u njoh me kandidaturat, njoftoi se për arsye konflikti interesi, duke qenë se është aktor në filmin kryesor “Dy Luanë drejt VeneciEs”, nuk do të votonte. Komisioni përzgjedhës, me shumicë votash në QKK vendosi për filmin “Dy Luanë drejt VeneciEs”.

Dy aktorët kryesorë, janë Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi. Dy aktoret kryesore janë të njohura dhe në arenën ndërkombëtare, si Alisa Huzar dhe Natalia De Maria (interpreton te filmi La Grande Belleza). Lista e aktorëve vijon dhe me Luli Hoxhën, Marjana Kondi, Albana Sançolli, Armand Xhuli, Alessandra Bonarotta, Dario Frappampina, Erjon Hodo, Grei Dajlanaj, Arjeta Dhima, Alfred Zeneli, Marjetina Gjoni, Alesia Xhemalaj, Luan Aliu, Kliti Roshi, Vilson Gjonçaj dhe Roerd Toçe.

Ku vendosen ngjarjet?

Subjekti vërtitet rreth dy kineastëve shqiptarë, të dy rreth të 60-ve, të cilët, kanë marrë rrugëtimin për në festivalin e Venecies, me filmin e tyre.

Në rrugë e sipër, njihen me dy zonja shumë të hijshme, por që janë pjesë e industrisë së seksit. Rrugëtimi i tyre kalon me një sërë situatash e të papriturash nga Bari drejt Venecies. Situata, të cilat ndryshojnë dhe botëkuptimin e personazheve.

Një surprizë ndodh me një nga personazhet kryesore, kur në fund të rrugëtimit zbulon se dhe vajza e tij e vetme, është pjesë e kësaj industrie.

Regjisori Jonid Jorgji, më parë i pyetur rreth filmit, ka treguar se në krijimet e tij, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes familja dhe ka dashur gjithmonë të luajë me formën e saj.

“Aty dua të gjej emocionin, dashurinë, zhgënjimin etj. Dhe kësaj radhe vendosa marrëdhënien e një babai të ve me vajzën e tij të vetme, e cila ka vendosur me dëshirën e saj, të bëhet pjesë e industrisë seksuale në Europë. Shpresoj të kem dhënë një këndvështrim real dhe të veçantë, për publikun”, është shprehur ai.

Për filmin e tij, Jorgji ka treguar se 80 për qind e ngjarjeve vendosen në Itali dhe pjesa tjetër, në Shqipëri. Sipas tij, një përkrahje për filmin kanë dhënë dhe miqtë e tij.

“Kolegët, Klajd dhe Dionis Papadhimitri, të cilët, mbajtën barrën e produksionit dhe mundësuan teknikën. Janë dhe bashkëpunëtorët e filmit, Petros Antoniadis, si drejtor fotografie dhe Dave Tozer, si Sound recordist. Davide Ded Ndoji, ka qenë bashkëpunëtori kryesor në Itali”, – ka pohuar më parë, ai.

Filmi “Dy luanë drejt Venecies” – me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji, është prodhuar nga shtëpia kinematografike “EJF Film” sh.p.k, me financimin nga QKK.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit