MENU
klinika

Qetësohet Allegri

Dy sulmuesit e Juves mungojnë vetëm në Champions

27.09.2021 - 16:42

Pas ekzaminimeve të detajuara në klinikën e klubit bardhezi në “J-Medical”, dy yjet e sulmit të Juventus, Dybala dhe Morata, do të rikthehen në fushën e blertë direkt pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve (nuk do të grumbullohen me përfaqësueset).

Allegri merr frymë lirisht sepse të dy lojtarët kishin pësuar tërheqje muskulore dhe nga sa u kuptua, do të mungonin gjatë, por ky është një lajm i mirë për trajnerin livornez të “Zonjës së Vjetër” që do t’i ketë sulmuesit direkt që në ndeshjen e parë pas pauzës së kombëtareve.

Sipas mediave italiane, Allegri sfidën e së mërkurës ndaj Chelsea pritet të aktivizojë Moise Keane si qendërsulmues me mbështetjen e Chiesas dhe një prej Bernardeschit ose Kulusevskit.