MENU
klinika

A janë në lidhje?

E vërteta e takimeve midis Angelina Jolie dhe The Weeknd

30.09.2021 - 12:32

Duket se kjo thashethemet për lidhje do zhduken shpejt.

Angelina Jolie dhe The Weeknd i futën fansat në shumë dyshime, pasi ata u panë duke kaluar një kohë së bashku në Santa Monica, Calif, të Shtunën më 25 Shtator.
Fotografët kapën i të dy duke shijuar një darkë deri natën vonë në restorantin Giorgio Baldi.

Pas daljes së tyre të mbrëmjes, ku të dy mbanin veshje krejtësisht të zeza, dyshja ngritën dyshime për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Dhe ndërsa aktorja fituese e Oskarit dhe këngëtarja e “Starboy” ende nuk i kanë adresuar publikisht spekulimet rreth lidhjes së tyre, një burim i thotë ekskluzivisht “E! News” se midis tyre NUK po ndodh asgjë romantike.

“Ata nuk janë duke bërë date bashkë.Ata kanë interesa të ndërsjella dhe po kënaqen duke i bashkuar idetë e tyre për të parë se çfarë mund të sjellin.”

Burimi shton, “Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Atij i pëlqen të flasë për filma dhe art.”

Kujtojmë se edhe pse i dhanë fund martesës së tyre para pak vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Bitt duket se akoma janë në një “luftë të hapur” mes tyre.

Pas mosmarrëveshjeve të mëdha në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.

Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.

Sipas mediave të huaja, Jolie u akuzua se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.

Nga ana tjetër, Pitt pretendoi se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.

Tanimë vendimi është marrë dhe mosmarrëveshja më e fundit ligjore midis dyshes mbi pronën në Francë është zgjidhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kapet mat me këngëtarin e famshëm

Angelina Jolie shton dyshimet për një lidhje të re

Nga Angelina Jolie e deri tek Justin Bieber...

Personazhet VIP që nuk kursehen në bamirësi