MENU
klinika

Van Gogh

Ekspozohet rishtas piktura e gjeniut

17.09.2021 - 15:04

         Vizatimi me laps, i sapozbuluar, i piktorit të famshëm hollandez Vinsent Van Gog, u ekspozua për herë të parë, në Amsterdam.

Sipas BBC-së, muzeu ”Van Gogh” ka konfirmuar zbulimin e vizatimit të paparë më herët, atë të një plaku të lodhur.

Muzeu deklaroi se, vepra e titulluar “Study for Worn Out” u vizatua në vitin 1882, teksa gjeniu ishte në fillimet e karrierës.

Vizatimi në fjalë është fshehur në koleksionin privat të një familjeje hollandeze, për më shumë se një shekull dhe është ekspozohet për herë të parë në muzeun e Amsterdamit.

Punimi me laps, me firmën “Vincent”, shfaq një plak ulur në një karrige prej druri, i veshur me një jelek, pantallona dhe çizme, me duart në kokë.

Teio Meedendorp, një nga studiuesit e Van Gogut, deklaroi se vizatimi nuk ishte parë kurrë më parë dhe se është zbuluar për herë të parë.

Vizatimi do t’u kthehet koleksionistëve privatë, ndërsa do të jetë në ekspozitë deri më 2 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…