MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Endri Çekiçi shënon dy gola me Konyaspor

23.09.2021 - 17:14

Endri Çekiçi kthehet të tundë rrjetën në kampionatin turk dhe e bën këtë jo vetë me një gol spektakolar, por edhe një tjetër në të dytën.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar golin e tij të dytë dhe të tretë në këtë edicion me fanellën e Konyaspor, në ndeshjen e kësaj skuadre kundër Trabzonsporit.

Në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi nga e djathta, Çekiçi u koordinua mjeshtërisht dhe me një gjysmë–roveshatë dërgoi sferën në rrjetë.

Një gjuajtje e shkëlqyer e cila për fat nuk u devijua nga Cikalleshi para tij dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë barazimin e përkohshëm 1-1 ekipit të Konyaspor, i cili në këtë edicion ka synime për të luftuar për një vend në Kupat e Europës. N fillimin e pjesës së dytë, ai realizon edhe golin e dytë, por nuk ishte e thënë që skuadra të fitonte, pasi Trabzonspor barazoi në 76′.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN