MENU
klinika

Me një bashkëpunim

Era Istrefi rikthehet pas një mungese të gjatë!

18.09.2021 - 12:36

Era Istrefi na ka bërë të gjithëve krenarë, jo vetëm me hitin ‘Bon Bon” që u dëgjua kudo në botë, por edhe me pjesëmarrjen e saj në këngën zyrtare të Kupës së Botës në bashkëpunim me emra shumë të njohur si Nicky Jam dhe Will Smith. Era vazhdoi të lançojë këngë të reja në gjuhën angleze, derisa papritur nuk solli më asnjë këngë.

Nuk dihet ende pse këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ zgjodhi të na mungojë për një kohë kaq të gjatë, megjithatë së fundmi ka ardhur një lajm i mirë për rikthimin e saj.

Artisti shqiptar i cili jeton në Greqi, Claydee, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit bëri të ditur se po vjen në bashkëpunim me yllin shqiptar, Era Istrefin.

Postimi në fjalë e shfaq dyshen e njohur në studion e producentit që tashmë ka realizuar shumë hite, Big Bang.

“Ne po përgatisim diçka të veçantë për ju njerëz. Mbani mend këtë ditë”, ka shkruar ai.