MENU
klinika

Publiku shijon tingujt e muzikës italiane dhe shqiptare

Ermal Meta dhe Elhaida Dani “ndezin” skenën në ”Air Albania”

17.09.2021 - 21:41

Këngëtari Ermal Meta ka performuar për publikun shqiptar mbrëmjen e sotme në koncertin që po mbahet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Koncerti është hapur nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila me zërin e saj potent di “të bëjë për vete” publikun.

Screenshot 15 15

Fillimisht Meta ka kënduar disa këngë italiane për ta mbyllur më pas koncertin me këngë në gjuhën shqipe.

WhatsApp Image 2021 09 17 at 8.54.37 PM 4

Muzika e Ermal Metës dhe bandës së tij po shijohet mjaft mirë nga prania e njerëzve në ambientet e stadiumit.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i ka dhuruar atij edhe librin me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

Screenshot 16 14
ermal meta koncert air albania 5