MENU
klinika

Ikona e televizionit

Ervin Kurti rikthen në ekran Silvana Braçen

20.09.2021 - 09:35

Silvana Braçe është një nga figurat më të dashura të medias sonë, ndonëse prej vitesh ishte shkëputur nga ekrani

Por, Ikona e televizionit të vetëm në Shqipëri në vitet ‘80 dhe ‘90, është rikthyer, këtë herë në “Top Channel”. Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell”, ka startuar nië rubrikë e re “Ku janë ata tani?”, me Silvanën dhe Ervin Kurtin.

Kjo rubrikë i defikohet të gjithë shqiptarëve që  kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë vendit momentalisht. Ervini e ka falënderuar publikisht Silvanën, në një postim në Instagram. “Ti i dhe nur rubrikës. Je ikonë e pazëvendësueshme e ekranit”, shkruan ai.

Sot, rubrika u nis me Këngëtaren Merita Halili, Raif Hysenin, dhe vajzën e tyre Rean, që pritën Ervin Kurtin në shtëpinë e tyre në SHBA.