MENU
klinika

Pse ndryshuan planet?

Eurovision 2022, duhet të ishte në Romë, por…

11.09.2021 - 08:00

Roma nuk do të ketë mundësinë të presë festivalin evropian të këngës Eurovision për vitin 2022.

Kompeticioni prestigjioz i këngës që u fitua nga grupi Maneskin vitin e kaluar do të mbahet në Itali, por jo në “qytetin e përjetshëm”, siç ishte parashikuar më herët.

Motivi është se nuk ka ambientin e duhur për të pritur një ngjarje të tillë dhe për këtë arsye në listë janë 5 qytete të tjera si Milano, Bologna, Pesaro, Rimini dhe Torino.

Më pas, bashkia ka propozuar disa vende alternative mes të cilave dhe Cinecitta apo Panairin e ri të Romës, por asnjë prej tyre nuk është konsideruar e përshtatshme.

Kujtojmë se fituesit e vitit 2021 të Eurovizionit tërhoqën shumë vëmendje. Përveç këngës e cila u pëlqye aq shumë sa njerzëve u lindi dëshira për të mësuar italishten, grupi tërhoqi vëmendjen dhe për stilin  e tyre, e sidomos për vokalistin kryesor Damianon.

Nga një grup i zakonshëm, Maneskin, u kthyen në një grup me famë botërore dhe filluan të japin koncerte e intervista në mbarë globin.
“Rroku nuk vdes kurrë”,- është motoja e tyre.

Kënga Zitti e Buoni u klasifikua në vend të parë në 7 shtete dhe suksesi i saj vazhdon ende. Një nga këngët e tjera të suksesshme të grupit është kënga Beggin’  e cila u klasifikua në vend të parë në 9 shtetet.