MENU
klinika

Befasohet Dafina Zeqiri

Fansja bën tatuazh titullin e albumit të artistes

04.09.2021 - 07:05

Fansat janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për idhujt e tyre dhe këtë gjë sapo e ka vërtetuar një nga fanset e Dafina Zeqirit. Një vajzë ka gdhendur në trup titullin e albumit të ri të Dafina Zeqirit, “Dafinë Moj”. Në pjesën e shtyllës kurrizore ajo ka bërë tatuazh titullin e albumit dhe sipër tij një kurorë.

“Bota ka nevojë për gra të forta. Gra që do të ngrenë dhe ndërtojnë njëra-tjetrën, gra që do të duan dhe do të duhen, gra që do të jetojnë me guxim, gra të pathyeshme. Dhe ti je ajo grua për mua”, shkruan fansja përkrah fotos së tatuazhit.

Dafinës nuk i ka shpëtuar kjo surprizë e këndshme dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“A ka faj këtu Da-fi-na?”, shkruan këngëtarja e befasuar.

 

Para pak ditësh, Dafina hapi zemrën dhe rrëfeu një histori personale, që preku gjithë fansat e saj.

“Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkroi Dafina në postime.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?