MENU
klinika

3 vite të martuar

Fedez surprizon Chiara Ferragni

02.09.2021 - 10:05

Si sot para 3 vitesh, çifti i famshëm italian, Chiara Ferragni dhe Fedez kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ditën e sotme në këtë datë kaq të rëndësishme për ta, Fedez ka surprizar Chiara-n në mënyrën më të bukur. Ai ka ftuar bashkëshorten në një darkë romantike dhe më pas në një skenë të krijuar mbi liqenin e Komos.

Në fakt ai nuk e ftoi më kot në skenë, por për t’i kënduar këngën më të re dedikuar posaçërisht Chiara-s. Kjo e fundit ka ndarë këtë moment kaq emocionues me miliona ndjekësit e saj në Instagram.

“Sot, për të festuar 3-vjetorin tonë të martesës, ai më mori në një skenë në mes të liqenit të Komos dhe më këndoi këngën e tij të re të shkruar për mua. Të dua Fedez”, shkruan Chiara në postimin e saj.

Kujtojmë se sot, 3 vite pas martesës, Chiara dhe Fedez, janë prindër të dy fëmijëve. Në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Leone Lucia Ferragni. Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Pas lindjes së vajzës, si Chiara, po ashtu dhe Fedez, kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria.