MENU
klinika

" Na mashtruan, fara të skaduara"

Fermerët e Roskovecit ngrihen në protestë

25.09.2021 - 14:43

Fermerët e Roskovecit në Fier, të revoltuar për dështimin e prodhimit të domates kanë protestuar këtë të shtunë. Të revoltuar me humbjen e madhe fermerët kanë protestuar duke akuzuar për dëmin firmat që shesin farat e domateve. Sipas tyre ata janë mashtruar me fara të skaduara.

‘Jemi të falimentuar na kanë vajtur shpenzimet katër milion lekë për dynym.’- tha një fermer.

Ankesa e fermerëve të Myzeqesë ka mbërritur deri tek Ministria e Bujqësisë me kompanitë shesin fidanët duke veçuar se ata kanë prova dhe fakte për akuzat.

‘Na  kane mashtruar pasi na kane dhe fidane te shtrydhura si dhe ilaçe te skaduar. Ku do ta gjejmë të drejtën, ta kërkojë shteti këtë të drejtë. Fidanët janë të licensuar, kryeministri ka prerë shirit atje kur morëm fidanin. Si i jep këto fidanë p asnjë kupon tatimor, si e kontrollon ky shtet këtë. Nuk të japin një kupon. Në gjithë pikat lëviz e njëjta gjë. Arbër Gjika’, që ka marrë dhe fondin e AZHBR-së. Jemi ankuar, ta ndjekë shteti këtë muhabet!’- tha një tjetër.

Janë 399 fermerë të këtyre zonave që kanë humbur prodhimin e investuar duke i rrënuar ata. Kultivimi i domates në fusha bëhet kryesisht përmes fidanit të marrë nga serat, ndërsa distancat e mbjelljes varen edhe nga prodhimi dhe periudha e parashikuar. Por sikur se duket këtë shtator, domatet që do duhej të dilnin në prodhim janë hedhur fusha.