MENU
klinika

"E kishte grua të dytë, më shumë më dhimbset ajo!"

Flasin familjarët e çiftit Rrasa nga Divjaka

19.09.2021 - 11:07

Të afërmit e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën.

Ata thanë se çifti jetonte në kushte të vështira ekonomike, por shtojnë se kjo ishte diçka që nuk e prisnin. Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin.

Ajo shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të.

Deklaratat e të afërmve:

I afërmi 1: Hekurani ishte në punë në bashki. Jemi habitur. Nuk dimë asgjë. Unë e di që nuk ka pasur armë. Ai paska pasur një armë gjahu. Kjo ishte bashkëshortja e dytë. U tronditëm se ishte e pabesueshme. Ku ndodhi, si ndodhi. Unë i kam krushq këta. Kam dhënë motrën te fisi i këtyre. Nuk kishim dëgjuar ndonjë llaf.

I afërmi 2: Ne jemi kushërinj me të. Ta lavdëroj se lavdëroj dot. Ta shaj se shaj dot. E dinë vetë ata. Janë mbyllur të gjitha hallet që kanë pasur. Ne e kemi shtëpinë andej, çfarë u ndodhi i mbylli vetë hesapet e veta ai.

I afërmi 3: Nuk dimë asgjë. E kemi mik. Familja jetonte në kushte skandaloze. Rreth dy vite punonte në bashki. Merreshin me blegtori dhe ato u prishën. Unë e kam krushk. E kam kunatë të motrën.

E afërmja: Më shumë më dhimbset ajo se ai. Pati vjehrrën deri tani, një vit e gjysëm e mbajti në dyshek dhe e kishte xixë. Unë them nga fukarallëku. Ne na tha çuni, e kishte parë në internet. E kam vëllanë e kunatës. Burrat vëllezër. Zonja nuk punonte. Kishte lopë, merrej me blegtori.

I afërmi tjetër: Kjo ishte gruaja e dytë, njërën e la ai…më duket se e ka lënë me dy djem, ajo s’është martuar më pas atij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë rezultoi nga hetimet e policisë

Arrestohet drejtori në Këshillin e Qarkut Vlorë

Ndalohen 3 persona në Vlorë

Grabitën dosjet për pronat në Dhërmi

Si shndërrohet në skemë korrupsioni vendngjarja

Aksidentet rrugore/ 10 mijë viktima në 3 dekadat e fundit

ILD kërkoi uljen e pagës së gjyqtarit të Vlorës

KLGJ cakton masën disiplinore për Hektor Sinanajn