MENU
klinika

Serie A, Java 6

Fundi është dramatik, Inter ndalet nga Atalanta

25.09.2021 - 20:00

Një fund dramatik në ndeshjen Inter-Atalanta, me sfidën që përfundoi në barazim 2-2 në “San Siro”. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat për nga mënyra si shkoi ndeshja.

Inter nuk ka humbur kohë. Milanezët kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e pestë. Ka qenë Lautaro që ka shënuar për vendasit me një goditje të mrekullueshme fluturimthi. Super asist nga Barella.

Pas magjisë së Lautaro-s, ka ardhur ajo e Malinovsky-t në të 30-ën. Ylli i bergamaskëve ka befasuar Handanovic me një të majtë të frikshme nga jashtë zone. Pas tetë minutash miqtë shënojnë edhe golin e dytë, Toloi nuk fal për 1-2, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në minutën e 63’, në lojë futet edhe Gjimshiti. Megjithatë, Dzeko në 73’ barazon shifrat dhe në fushë pastaj është vetëm një skuadër që krijon raste, Inter. Zikaltrit patën mundësinë më të mirë për të përmbysur në 85’, por Dimarco gabon nga penalltia.

Dhe ligji i pashkuar i futbollit, që po nuk shënove e pëson, edhe njëherë është vërtetuar. Piccoli në 88’ ka ndëshkuar Interin, por për fat të vendasve, VAR e ka anuluar. Mbyllet 2-2, me skuadrat që ndajnë nga një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN