MENU
klinika

Bashkia shkarkon mijëra ton mbetje

Fushë-Krujë, katastrofë mjedisore në fshatin Halil

08.09.2021 - 11:27

Një mal me mbetje urbane gjendet në një nga vendet më të bukura të Krujës. Është fshati Halil, që për bukuritë natyrore dhe historinë që mbart është përfshirë në projektin e “100 fshatrave turistike”. Por natyra është shkatërruar pasi prej vitesh kjo zonë përdoret si landfill dhe depozitohen mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj, të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth.

Ky vendgrumbullim i paligjshëm funksion prej vitit 2002 dhe Bashkia e Krujës nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur katastrofën ekologjike. Fusha e mbetjeve është fare pranë liqenit Zagraces, duke shkaktuar edhe ndotjen e ujit që përdoret për vaditje nga banorët e fshatit Halil.

Bashkia e Krujës përdor dy landfille të paligjshme, më i madhi në fshatin Halil ku depozitohen çdo vit 11 mijë ton mbeturina urbane dhe i dyti pranë ekosistemit natyror të Krastë-Verjon, ku depozitohen çdo vit mbi 5 mijë ton mbetje urbane.

Ndotja që shkaktohet është e madhe, herë pas here plehrave u vihet flaka dhe reja e tymit toksik shkon deri në Mamurras. Banorët e këtyre zonave janë ankuar disa herë, po kështu problematika është tradhtuar herë pas here në media, por kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi duket se nuk shqetësohet për gangrenën e plehrave.

Fshati Halil shtrihet pranë Zgerdheshit, mbi një kodër në jug të rrugës automobilistike që lidh Krujën me Fushë-Krujën. Monumenti më i rëndësishëm është Kështjella e Albanopolisit një ndër dëshmitë historike më të rëndësishme të periudhës së antikitetit.

 

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin