MENU
klinika

Koleksioni i ri i “Moschino”

Gigi Hadid mbyll pasarelën, me një biberon!

11.09.2021 - 07:55

“Moschino” ka prezantuar koleksionin e ri në Javën e Modës në New York. Drejtori Kreativ i shtëpisë së modes, Jeremy Scott, zgjodhi temën e foshnjeve këtë herë.  Modelet veshën veshje të dizenjnuara për t’u dukur si foshnja. Fustanet e tyre ishin zbukuruar me kafshë 3-D, gjirafa, ketra dhe arinj. Çantat ishin në formë qingjash prej pellushi.

Në pasaralë nuk kishte si të mungonte dhe modelja Gigi Hadid. Ajo e mbylli sfilatën e “Moschino”-s, me një gjest të pazakontë: duke thithur një shishe biberoni. Edhe pse është bërë nënë së fundmi, Gigi dukej në super formë.

 

Ajo që ra tjetër në sy ishte dhe supermodelja Taylor Hill e cila mbante një lodër të madhe zbukuruese për fëmijët, në formën e një kurore.

Java e Modës në Nju-Jork do të zgjasë deri më 12 shtator, me 91 shfaqje në total.