MENU
klinika

SPAK kërkoi 'arrest në shtëpi'

GJKKO lë sërish në burg babain e Arbër Çekajt

24.09.2021 - 10:05

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt.

GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi, raporton “News 24”.

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë pas zbulimit të 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij. E njëjtë metodë trafiku e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit.

Selim Çekaj kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj për 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Gjatë seancave Selim Çekaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës. Të njëjtën gjë ka deklaruar dhe i biri, Arbri, që ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nën akuzë për trafikun e 49 kg kokainë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri të Selim Çekajt

5 operacionet e suksesshme të autoriteteve në Shqipëri

Në vetëm 4 muaj gati 1 ton kokainë u zbulua në Portin e Durrësit


"Është pikë strategjike e NATO-s"

Meçollari: Porti i Durrësit nuk duhet të lëvizë

Çfarë pritet të ndodhë pas miratimit në Kuvend

Analiza e REL për Portin e Durrësit

Dyshohet se bashkë me “Rrumin e Shijakut” grabitën pronën në Lalz

GJKKO merr vendim për ish-avokatin e shtetit

Me 9 milionë lekë mori 400 mijë m2 në Lalz

“Rrumi i Shijakut” korruptoi zyrtarin e shtetit