MENU
klinika

Për Superligën Evropiane

Gjykata e Madridit “ia mbledh” UEFA-s dhe Ceferin

20.09.2021 - 18:31

Gjykatësi i Madridit, Manuel Ruiz de Lara, i ka dhënë 5 ditë afat UEFA-s që të anulojë të gjitha masat kundër klubeve themeluese të Superligës Evropiane, si dhe ta publikojë këtë në faqen e vet, përndryshe do të nisë proces kundër Ceferin për mosbindje ndaj gjykatave europiane.

Në vendimin e gjykatës, UEFA cilësohet “në kufirin e shtetit të së drejtës, në promovim të hapur të praktikave që kompromentojnë parimin e kompetencës së lirë në merkato në lidhje me organizimin e kompeticioneve të futbollit profesionist në Bashkimin Europian”.

Një lëvizje që duket qartësisht që mbështet pozicionin e treshes Real-Barça-Juve, e që do të shërbente për të turpëruar Ceferin publikisht më shumë se për të ringjallur Superligën, pasi klubet u tërhoqën më tepër nga reagimi i tifozëve sesa nga kërcënimet e UEFA-s.

uefa
uefa