MENU
klinika

Pamjet bëhen virale

Goditi me top stjuartin, CR7 kujdeset personalisht

14.09.2021 - 22:25

Një tjetër gjest për t’u vlerësuar ai i Cristiano Ronaldos, pavarësisht se ekipi i tij humbi. Në fakt, gjithcka ndodhi para se të fillonte ndeshje e sotme në Champions.

Para sfidës, teksa lojtarët po kryenin nxemjen, u regjistrua një situatë aspak e këndshme, teksa një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo, shtriu në tokë rojen e sigurisë, i cili për një moment mbeti pa frymë.

Menjëherë pasi pa stjuartin të shtrirë në tokë, CR7 nxitoi për të shkuar pranë tij dhe u interesua për shëndetin e puntorit. Për fat të mirë, gjithçka u rikthye në normalitet dhe roja i sigurisë nuk pati probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e para në grupe

Nis me surpriza, Young Boys përmbys golin e Ronaldos