MENU
klinika

Mesatarja e golave

Haaland, më mirë se Ronaldo e Messi në Champions

16.09.2021 - 13:03

Numra mbresëlënës, Erling Haaland nuk njeh limite. Nëse 36-vjeçari Cristiano Ronaldo kryeson listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Champions League me 136 gola, sulmuesi norvegjez ka mesataren më të mirë.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 17 ndeshje në kompeticionin më të lartë evropian, me Salzburg dhe Borussia Dortmund, duke shënuar 21 gola. Ai vetëm në 4 ndeshje nuk ka lënë shenjën e tij. Goli i fundit ishte në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Besiktas në Stamboll.

Haaland ka një mesatare monstruoze finalizimi prej 1.24 gola për ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka shënuar të paktën 11 gola në Champions. Duke parë moshën dhe ritmin e golave, Haaland mund të thyejë rekordet e Cristiano Ronaldos, të paktën në Champions.

Norvegjezi di të mrekullojë në Ligën e Kampionëve dhe nuk është rastësi që ëndrra e tij është ta fitojë kompeticionin një ditë. Mbetet për t’u parë me cilin ekip, pasi me Dortmundin duket shumë e vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e para në grupe

Inter e pëson në fund, Liverpool përmbys Milan

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Dortmund ia del në Stamboll, surprizojnë moldavët

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Bayern i jep “leksion” sërish Barçës, rikthehet Juve

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Nis me surpriza, Young Boys përmbys golin e Ronaldos