MENU
klinika

Formula 1

Hamilton fiton garën e 100-të, i dyti Verstappen

26.09.2021 - 15:50

Lewis Hamilton ka triumfuar edhe në Sochi të Rusisë, duke regjistruar triumfin e 100-të në Formula 1, si askush tjetër. Piloti britanik nuk startoi mirë, por në fund u tregua u zgjuar, teksa u fund në bokse pasi filloi shiu.

I dyti u rendit Max Verstappen. Një garë fantastike për holandezin, që u nis i fundit dhe mori vendin e dytë. Edhe Verstappen nuk ngurroi të futej në bokse sapo nisi shiu.

Në vendin e tretë një makinë Ferrari. Carlos Sainz tregoi stabilitet, në start ai mori vendin e parë, por më pas nuk tregoi stabilitet. Gjithsesi, vendi i tretë nuk mund të hidhet tutje. Zhgënjen Norris, që u mundur të qëndronte në pistë kur nisi shiu dhe gaboi.