MENU
klinika

Formula 1

Hamilton pa “frena”, përplas mekanikun

24.09.2021 - 17:08

Një incident ka ndodhur sot pasdite gjatë sesionit të dytë të provave të lira që po zhvillohen në pistën ruse të Sochi. Në momentin që Leëis Hamilton ka hyrë në bokse për të ndërruar gomat dhe vijuar provat, nuk ka mundur të frenojë në vendin dhe momentin e duhur.

Ai ka përplasur dhe ka hedhur tutje mekanikun që ndodhej në bokse, që sinjalizonte vendin ku duhej të ndalte pilotin. Për fat të mirë, asnjë dëmtim për mekanikun, që është ngritur menjëherë. Hamilton ka kërkuar ndjesë për këtë incident dhe më pas ka vijuar provat.

Nesër do të zhvillohen gara për pole-position. Hamilton kërkon ta nisë i pari, edhe për faktin se rivali i tij Verstappen është i penalizuar me tre pozicione për shkak të aksidentit në garën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN