MENU
klinika

Durrës

Helmimi i dasmorëve, arrestohet pronari dhe kuzhinieri i restorantit

11.09.2021 - 10:11

Është arrestuar pronari dhe kuzhinieri i një restoranti në Durrës për shkak se gjatë një ceremonie martesore rreth 20 persona kishin shenja të helmimit. 5 prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se ka arrestuar Pajtim Kacanin pronari i restorantit dhe Bledar Hasa me detyrë kuzhinier.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria këqyr kamerat filmike të hotelit

Vdekja e turistëve, sekuestrohen materialet e dezinfektimit

“Shokuese, ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën”

Flet mikesha e turistëve rusë: Jam e sigurt që ata…

Itenerari nga dreka në Maqedoni tek darka në plazh

Vrasje apo helmim, enigma e katër viktimave ruse në Qerret