11.09.2021 - 10:09
Mbi 20 persona kanë përfunduar të helmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. Ata kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq dhe u është dashur ndihmë mjekësore.
Mes të helmuarve mësohet se ka edhe fëmijë të vegjël.
Një pjesë e të helmuarve janë në gjendje të rëndë.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë shkuar në lokalin ku ishte zhvilluar dasma për të bërë analizat dhe gjetur shkaqet e helmimit të dasmorëve.