MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Hipertensioni shkakton Alzhejmer?

20.09.2021 - 10:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Hipertensioni shkakton Alzhejmer?

Mjeku: Është dokumentuar se presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet e reja sugjerojnë se hipertensioni mund të ndikojë seriozisht në trurin tuaj, ndoshta deri në pikën e shfaqjes të disa prej shenjave të sëmundjes Alcajmer.

Ndonëse secili rast i Alcajmerit është unik për çdo individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara, shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose stresin. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Hulumtimi i ri i botuar kohët e fundit në revistën Neurologji tregon se të moshuarit me presion të lartë të gjakut në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre me nivele normale të presionit të gjakut, kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja Alcajmer.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.