MENU
klinika

Sulmuesi i Milanit

Ibra mungon sërish, rikthimi në mes të tetorit

27.09.2021 - 13:03

Zlatan Ibrahimovic u detyrua të humbasë tri ndeshjet e fundit të kampionatit, por duket se edhe në sezonin i ri nuk është me fat. Pas shërimit, nuk filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për shkak të një dëmtimi të ri.

Sulmuesi i Milanit duhej të merrej me një “tendonitis” pas ndeshjes dhe një goli të shënuar kundër Lazios. Që atëherë, javë të reja pushimi dhe zero shanse për të mos rrezikuar, falë një karte identiteti që tani lexon 39 vjet, me 40-vjetorin që do të festohet më 3 tetor.

Në pritje të kthimit në fushë, pas problemit të tij në gju, Ibrahimovic tani duhet të merret me një shqetësim të tendinës së Akilit, që e mbajti jashtë ndeshjes kundër Liverpool-it në Ligën e Kampionëve dhe për ndeshjet e kampionatit kundër Juventusit e Venezias.

Suedezi nuk ishte as në dispozicion për ndeshjen kundër Spezia, më 25 shtator, nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit. Në këtë pikë është e mundur që kthimi i tij të shtyhet deri pas pushimit (ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve) në mes të tetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN