MENU
klinika

Një spektakël baleti?

Ilda Bejleri rikthehet në ekan, por jo aty ku po mendonim ne!

12.09.2021 - 11:44

Ilda Bejlerin jemi mësuar që ta shohim në rolin e moderatores së sportit.

Duket se këtë sezon, ajo nuk ka zgjedhur këtë fushë pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku dhe do të moderojë një spektakël baleti.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ilda në Instagram-in e saj.

“Dance Reality Show” titullohet “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti tha më herët se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”.

Kujtojmë se një ndër lajmet që bëri shumë bujë ishte ai i pak viteve më parë kur Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një përplasje që bëri mjaft zhurmë. Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive.

Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në karrierën e tyre. Mirëpo duket se Ilda dhe Dritani do të përballen sërish me njëri-tjetrin pasi siç thuhet të dy ata kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi