MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Inter e pëson në fund, Liverpool përmbys Milan

15.09.2021 - 22:57

Mbrëmbja e dytë e ndeshjeve në grupe e Champions League dhuroi plot gola, ku nuk munguan edhe surprizat. Projektorët ishin të drejtuar te sfidat klasike, si Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan.

Inter e pësoi në fundin e takimit. Pavarësisht se zikaltrit luajtën shumë mirë dhe është vërtet mëkat që nuk morën maksimumin, madrilenët ndëshkuan me Rodrygo në fund.

Ndërsa supersfida tjetër Liverpool-Milan dhuroi edhe njëherë tjetër plot gola, plot pesë të tillë, me dy përmbysje. Vendasit anglezë kaluan në avantazh me autogolin e Tomorit dhe më pas humbën penallti me Salah.

Fundi i pjesës së parë ishte zjarr për Milanin, teksa vijnë dy gola njëri pas tjetrit, me Rebic (42’) dhe Diaz (44’). Pjesa e dytë foli për Liverpool. Salah shlyen gabimin dhe barazon në 49’, ndërsa Henderson përmbys në 3-2 në 69’. Sfida tjetër e këtij grupi, Atletico Madrid-Porto përfundoi 0-0.

Ndërsa Manchester City fitoi 6-3 ndaj Leipzig. Një sukses që pritej nga “Qytetarët”. Vendasit anglezë kaluan në avantazh të dyfishtë tri herë, por dy herë ngushtuan miqtë gjermanë, por pa qenë në gjendje të barazonin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, për habi të të gjithëve, PSG nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Club Brugge. Edhe pse në fushë ishin Messi, Neymar dhe Mbappe, francezët nuk e fituan dot transfertën.

Fitorja më e thellë e mbrëmjes, padyshim edhe surprizë, ishte ajo e Ajax në Lisbona ndaj Sportingut në shifrat 1-5. Me këtë rezultat, holandezët marrin kreun e grupit, së bashku me Dortmund që fitoi më herët në Stamboll ndaj Besiktas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e para në grupe

Dortmund ia del në Stamboll, surprizojnë moldavët

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Bayern i jep “leksion” sërish Barçës, rikthehet Juve

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Nis me surpriza, Young Boys përmbys golin e Ronaldos