MENU
klinika

Serie A, Java 5

Inter përmbys në Firenze dhe merr kreun

21.09.2021 - 22:44

Inter tregon sërish karakter. Kampionët e Italisë marrin një tjetër fitore, kësaj here me përmbysje në 3-1 në Firenze ndaj Fiorentinas. Sfidë e vendosur në pjesën e dytë nga zikaltrit, që marrin kreun e renditjes.

Ndeshja në “Artemio Franchi” u zhbllokua në 23’. Vendasit kalojnë në avantazh me anë të golit të realizuar nga Sottil. Pasim i gjatë për Nico Gonzalez në krahun e majtë. Argjentinasi driblon Skriniar dhe paketon një “çokollatë”, që për Sottil është lojë fëmijësh ta shtyjë në rrjetë!

Disa minuta më parë Handanovic kreu një mrekulli ndaj Vlahovic, me pritjen e tij, teksa rasti tjetër i mirë ka qenë në këmbët e Barella. Pjesa e parë përfundon 1-0 për Fiorentinën.

Pjesa e dytë ka nisur fort për zikaltrit, që në harkun e 3 minutave kanë përmbysur gjithçka me golat e Darmian dhe Edin Dzeko, gjithmonë e më shumë bomber. Calhanoglu dha krosimin e duhur në këndore dhe boshnjaku me kokë realizoi.

Bëhet më e lehtë për Interin në 76’, teksa Gonzalez lë Fiorentinën me 10 vetë pas dy të verdhave. Dhe në fund Perisic cliron të tijtë me golin e tretë. Ndeshja tjetër e mbrëmbjes Atalanta-Sassuolo përfundoi 2-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN