MENU
klinika

Kompania sfidon fansat!

Ja sa para japin nëse arrini të shikoni këto 13 filma horror

15.09.2021 - 13:06

Një kompani financiare do të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm gjatë muajit tetor. Kjo vjen si një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij.

CNN shkruan se “FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm, ndërkohë do ti monitorohen rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit.

“Për nder të sezonit të frikshëm, ne në FinanceBuzz po “vdesim” të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin apo jo frikë më të fortë sesa ata me buxhet të ulët. Ju do të na ndihmoni të zbulojmë nëse buxheti i një filmi ndikon apo jo, apo sa frikësues mund të jetë, duke veshur një Fitbit për të monitoruar rrahjet e zemrës suaj teksa shihni këta 13 filma”, ka shtuar kompania” në një njoftim.

Sipas CNN, personat që do të pranojnë këtë sfidë në këmbim të parave do të shikojnë filmat e mëposhtëm midis 9 tetorit dhe 18 tetorit: “Saw, Amityville Horror”, “A Quiet Place”, “A Quiet Place Part 2”, “Candyman”, “Insidious”, “The Blair Witch Project”, “Sinister”, “Get Out”, “The Purge”, “Halloween (2018)”, “Paranormal Activity” dhe “Annabelle”.

Po ashtu “FinanceBuzz” do t’i sigurojë personit që do shohë filmat dhe një gjurmues Fitbit, së bashku me 1 mijë e 300 dollarë dhe një dhuratë 50 dollarëshe për të mbuluar kostot e festës së frikës.

Personat e interesuar duhet plotësojnë një formular dhe t’i tregojnë kompanisë pse janë personi më i mirë për këtë punë.

Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 26 shtator, dhe FinanceBuzz do të zgjedhë një fitues deri më 1 tetor.