Një trashëgimtar ose një trashëgimtare për James Bond? Lamtumira e planifikuar e Daniel Craig për rolin e spiunit më të famshëm të Madhërisë së Saj ngre pyetjen e trashëgimisë së një personazhi, i cili duhet të mbetet ikonik dhe i përditësuar.
Për 15 vjet, James Bond pati sytë e Daniel Craig.
Aktori 53-vjeçar, i cili “veshi” rolin për herë të parë në 2006 me “Casino Royale” dhe kishte rënë dakord të kthehej për një episod të fundit, tashmë duhet të largohet këtë herë.
Nuk është e lehtë ta zëvendësosh atë: në pesë filma, përfshirë “Skyfall” dhe “Spectre”, Daniel Craig ka ditur si ta përcjellë me origjinalitetin personal personazhin e agjentit me licencën për të vrarë, pa prishur bazat e vendosura nga shkrimtari Ian Fleming 70 vjet më parë.
Craig “sublimoi anën njerëzore të personazhit”, duke shfrytëzuar idenë e një James Bond “të besueshëm, i cili dyshon, ka frikë, është vrasës, por ka edhe ndjenja”, përmbledh specialisti i sagës, Laurent Perriot.
A do ta përfitojë produksioni këtë për të bërë një hap drejt larmisë apo do t’ia besojë rolin një gruaje, duke u çliruar përfundimisht nga vepra e Ian Fleming?
Në letër, aktori duhet të jetë “i ri, energjik dhe tërheqës. Në atë kohë, morfotipi ishte ai i një njeriu të bardhë, por asgjë nuk pengon të imagjinohet një Bond i zi, aziatik …”, shpjegon Guillaume Evin, autor i librave të shumtë për James Bond, përfshirë “Bond, legjenda në 25 filma”, i botuar këtë vjeshtë.
Sa i përket idesë së një femre James Bond, duket se nuk ka një përparësi të mirë: në serinë “Vdekja mund të presë”, James Bond përpiqet të shijojë pensionin dhe kemi një rekrute të re, Nomi, që merr matrikulën “007”.
“Në ekran, pra është një aktore 33-vjeçare britanike me ngjyrë, Lashana Lynch, e cila duhet të veshë kostumin e spiunit, por pa marrë emrin e tij, një mënyrë për të forcuar personazhet femra, pa zëvendësuar James Bond-in madje”, thekson Evin.
Emra të njohur parashtrohen rregullisht: një nga më të cituarit është ai i Tom Hardit; nuk përjashtohen as Rege-Jean Page, heroi i “Kronikës së Bridgerton”, James Norton, i adhuruar në ekranin e vogël britanik apo edhe Luke Evans, i parë në prodhime të mëdha, si “Fast and Furious “.
Çdo kombinim është akoma i mundur.