MENU
klinika

Djalë apo vajzë?

Jennifer Lawrence po bëhet nënë për herë të parë

09.09.2021 - 13:46

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Këtë lajm të bukur e kanë konfirmuar burime për “Page Six”, ndërsa dyshja është fotografuar duke blerë herë pas here ushqime dhe sytë e të gjithëve ishin tek barku i rrumbullakosur.

Jennifer Lawrence, në pritje të ëmbël

Dyshja ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto lajme dhe nuk dihet gjinia e bebushit., që pritet ta mësojmë shumë shpejt.

Në tetor të vitit 2019, Jennifer dhe Cooke kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ceremonia u zhvillua në privatësi të plotë në një kështjellë në Newport, në Rhode Island.

Dita nisi me një barbecue para ceremonisë, për të vazhduar me një kokteil, darkën dhe festën deri natën vonë.

Shumë vetë u vendosën jashtë kështjellës, duke u përpjekur të kapin diçka nga eventi dhe nga të ftuarit, por ata erdhën të gjithë të mbuluar nga çadra për të evituar çdo paparac.

“Sapo e takova Cooke, doja të martohesha me të. Ne donim të martoheshim me njëri-tjetrin. Donim të angazhoheshim plotësisht. Ai është shoku im më i mirë, kështu që dua ta lidh ligjërisht me mua përgjithmonë. Kur e gjen personin tënd të preferuar në planet, thjesht mendon: Ti mund të largohesh.”– tha aktorja më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argëtim në një club gay-sh

Jennifer Lawrence dhe Adele, lojëra me pije

Veshja elegante e aktores

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?